tetovë, 30 mars – Me 18 vota “për”, pa asnjë votë “kundër”, ndërsa me 9 të përmbajtur, Bekim Memeti u zgjodh kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës në mbledhjen e këshilltarëve të Komunës, njofton Portalb.mk.
“Pas një kohe shumë të gjatë ne arritëm së bashku me koordinatorët e grupeve tjera politike të marrim numër për pikat e rendit të ditës. Në rend dite kishim 20 pika të rendit të ditës, dhe në fund pika e 20 ishte zgjedhja e kryetarit të Këshillit. Ka qenë një kohë e gjatë, mirëpo unë besoj se këshilltarët atë që është dashur të votohet”, tha Bekim Memeti pasi u zgjodh kryetari i Këshillit të Komunës.