Tetovë, 7 dhjetor – Meteorologët veç më kanë paralajmëruar ardhjen e vërtetë të dimrit, me reshje dëbore dhe rënie drastike temperaturash. Autoritetet komunale të Tetovës po bëhen gati për menaxhimin e situatave të krizës si pastrimin e rrugëve nga reshjet edhe parandalimin e bllokimit të tyre, u shpreh mes tjerash për Gazetën KOHA, Armend Fazliu, nga Kabineti i kryetares së Komunës të Tetovës. “Tashmë procedura e prokurimit publik për këtë çështje ka përfunduar. Pritet mbyllja e fazës së ankimimit dhe shumë shpejtë makineritë e kompanisë së kontraktuara do të jenë aty ku do të paraqitet nevoja. Çështja e pastrimit të borës është një punë rrjedhëse që kryhet çdo fundvit me fillimin e sezonit dimërorë”, deklaroi Fazliu. (koha.mk)