Shkup, 28 shkurt – Komuna e Strugës paralajmëron disa projekte të cilat në periudhën e ardhshme do të implementohen. Planifikohet rikonstruimi dhe zgjerimi i shëtitores “Korzo”, në qendër të qytetit do të vendoset një orë e madhe i cili do të ris potencialin turistik në Strugë dhe do të bëhet një simbol i bukur i Strugës, informon Koha.
Shëtitorja do të zë hapësirë prej tek ndërtesa e gjyqësorit deri tek tregu i gjelbër si simbol i lidhjes së dy pjesëve të qytetin me Bulevardin “Korzo”. I gjithë projekti ka për qëllim përmirësimin e pamjes së qytetit.