Shkup, 21 qershor – Pas pothuajse 30 vjetëve komuna e Shuto Orizarit me departament policor me kompetentë të përgjithshme, e cila funksionon në kuadër të stacionit policorë në Çair, njofton Koha.mk
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe kryetari i komunës Kurto Dudush në hapjen e zyrës para qytetarëve tha se qëllimi i këtij sektori policorë është të kontribuohet drejtë sigurisë më të madhe në komunë.
“Kemi objekt tejet të bukur, punëtorë të motivuar dhe komandant të ri i cili do të kujdeset për sigurinë e qytetarëve nga Shuto Orizar. Investuam mbi dy milionë denarë nga buxheti i MPB-së që ta realizojmë tërë projektin. Shpresoj se me këtë do të kontribuojmë që siguria e komunës të jetë në nivel më të lartë ndërsa partneriteti mes qytetarëve dhe policisë do të përforcohet”, theksoi Spasovski.
Ministri tha se pret që qytetarët të kontribuojnë me policinë e Maqedonisë për nevojat që i kanë, dhe të informohen për të drejtat e tyre si në mënyrë parandaluese të veprohet në pjesën e sigurisë, ndërsa me këtë bashkërisht të kontribuohet edhe për sigurinë në Shkup dhe në vend.
Ministri Spasovski dhe kryetari i komunës së Shuto Orizarit Dudush në sektorin e sapoformuar policorë realizuan takim në të cilin u bisedua për bashkëpunimin ndërsjellë, si dhe për ripërtëritjen e lidhjes bashkësive lokale dhe policisë. (koha.mk)