Shkup, 13 shtator – Të rinjtë aktivisht t’i përfshijmë në gjitha proceset e krijimit të politikave më të mira të të rinjve përmes formimit të Këshillit lokal të të rinjve për herë të parë në komunën tonë, ka thënë kryetari i komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush në fjalimin e tij me rastin e 23 vjetorit të ekzistimit të komunës.
Ai ka thënë se përmes Misionit të OSBE-së në Shkup e forcojnë pjesëmarrjen e të rinjve, i përkrahin të rinjtë dhe me përkushtim vihen në funksion të nevojave të tyre.
“Kapacitetet e kuadrove të rinj i kemi inkorporuar në administratë me çka e mbështesim tranzicionin e tyre në tregun e punës dhe drejtpërdrejtë investojmë në zhvillimin e komunës sonë. Ndërmarrim masa për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, investojmë në mjedis më të mirë për mësim përmes rinovimit të shkollave, të fokusuar punojmë në integrimin ndëretnik për avancimin e multikulturalizmit”, ka deklaruar Dudush.
Ai ka shtuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe përmes projektit “Higjiena është përgjegjësi e jona personale” janë përfshirë 36 arsimtarë dhe 1.800 fëmijë në implementimin e 36 punëtorive multietnike në shkolla fillore.