Komuna e Likovës do të investojë 500.000 për nxehje nëpër shkolla

Shkup, 2 shtator – Shkollat fillore dhe Gjimnazi “Ismet Jashari”, që gravitojnë në Komunën e Likovës, janë bërë gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019, njofton Xhevdet Rahmani, përgjegjës për arsim në Komunën e Likovës.

Rahmani, paralajmëron se gjatë këtij viti shkollor, do të instalohen nxehjet qendrore nëpër shkollat ku ato kanë munguar.

“Në këtë vit shkollor, nga ana e drejtorëve u raportua se të gjitha shkollat që ata drejtojnë, janë gati, kushtet janë të mira. Ne si komunë jemi në përfundim e sipër të projektit për restaurimin dhe instalimin e nxehjeve qendrore në disa shkolla që nuk kanë nxehje qendrore, diku rreth 500.000 euro do të investohen”, u shpreh Xhedet Rrahmani, përgjegjës për arsim pran komunës së Likovës.

Xhevdet Rrahmani, na informoi se numri i nxënësve në komunën e Likovës ka shënuar rritje për dallim nga viti i kaluar shkollorë.

“Sivjet numri i nxënësve që deri më tani janë regjistruar në klasë të parë është për 10 nxënës për dallim nga viti i kaluar, deri tani janë regjistruar 130 nxënës, mirëpo, nga dita e hënë sigurisht se ka edhe prej atyre që në shtatorë fillojnë ti regjistrojnë fëmijët e tyre”, theksoi Rrahmani.

Ndryshe në komunën e Likovë numri nxënësve që ndjekin procesin edukativo arsimorë në shkollat fillore arrin në rreth 3000, ndërkaq ai i nxënësve të shkollës së mesme të gjimnazit “Ismet Jashari”, arrin në 520. (tvm2)