Hekuran JASHARI
Kumanovë, 15 mars – Komuna e Kumanovës nga sot ka marrë vendim që të i ofroj shërbime personave të sëmurë si dhe të moshuarve që jetojnë vetëm të cilët kanë nevojë për ndihmë për barna apo ushqime. Kjo bëhet me qëllim që ata mos të dalin nga shtëpitë e tyre, për shkak të mundësisë së përhapjes së koronavirusit. Në komunën e Kumanovës deri më tash nuk pasur ndonjë të infektuar nga koronavirusi, mirëpo me autobusin që ka ardhur nga Italia e në të cilin ka të infektuar nga Dibra, disa udhëtar kanë zbarkuar të stacioni i autobusëve të qytetit.
“ Të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihme mund të lajmërohen në numrat e telefonit 075/207-126 ose 077/719-494, me çka ekipi kujdestar i përcaktuar nga komuna do ti vizitoj dhe do ti kryejë të shërbimet e kërkuara në shitoren më të afërt për gjërat e nevojshme ushqimore apo barna, kuptohet qytetari duhet ti mbuloj shpenzimet e gjërave të blera “ thonë nga Komuna
Sot do të funksionojë vetëm një ekip, ndërkaq që nga nesër në bashkëpunim me kryqin e kuq do të organizohen më shumë ekipe ku do të mbulojnë tërë regjionin e Kumanovës, dhe do të ju jenë ndihmë personave të sëmurë apo atyre të cilët jetojnë vetëm.
Komuna e Kumanovës deri tash i ka respektuar të gjitha masat të ndërmarra nga ana e qeverisë, për mbrojtje dhe parandalim të koronavirusit. Ka ndërprerë komunikim me palë dhe e ka bërë në mënyrë elektronike, i ka reduktuar linjat e autobusëve, si dhe ka paralajmëruare dezinfektimin e të gjithë autobusëve. Një ndër hapat të cilët do të merret në dy ditët e ardhshme është edhe pastrimi i rrugëve. të qytetit. Nga komuna u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e marra nga qeveria, si dhe rekomandimet e komunës, që të sillen me përgjegjësi për shëndetin e tyre dhe shëndetin e njerëzve përreth. (koha.mk)