Kërçovë, 5 mars – Komuna e Kërçovës ka paralajmëruar se do të fillojë me realizimin e projektit modern sportivo-rektrativ.
Zëdhënësi i komunës Emin Nasufi theksoi se krahas projekteve të shumta që i paralajmëron Komuna e Kërçovës në fusha të ndryshme por edhe sporti nuk mbetet mbrapa.
“Krahas ndihmës permanente kuptohet në harmonizim me mundësitë për të gjitha shoqatat sportive të cilat kanë aktivitet në komunën tonë, punojmë në një projekt të madh ideor në sportin që duhet të ndërtohet në afërsi të stadiumit “Vëllazërimi” që gjithashtu do të përfshihet në suaza të këtij projekti, me të cilin parashikojmë përgjatë bregut të lumit Zajashka e deri te stadiumi i qytetit të ndërtohen disa objekte sportive si terrene shtesë, shtigje atletike, pishinë të tipit të hapur dhe të mbyllur, sallë e vogël sportive, si dhe shtigje për çiklistët për rekreim”, thotë Nasufi
Theksoi se punohet për projekt ideor afatgjatë që duhet të realizohet në periudhën e ardhshme dhe në të cilin mund të intervenohet me vërejtje dhe sugjerime, pasi që do të vihet në shqyrtim.
Me mjetet nga FFM në vijim është ndërtimi i terenuit sportiv të futbollit në afërsi të stadiumit ekzistues “Vëllazëriimi”, por ky terren do të jetë me bar artificial dhe do të përfshihet në projektin dhe do të shërbejë të gjitha ekipeve të cilat janë pjesë e LKF-Kërçovë.