Kërçovë, 10 dhjetor – Komuna e Kërçovës i ka njoftuar qytetarët me buxhetin e komunës, ndërsa mund të japin vërejtjet e tyre dhe propozimet para miratimit të tij. Kryetari i komunës, Fatmir Dehari bashkë me administratën komunale përmes vizitës në të gjitha bashkësitë vendore i ka njoftuar qytetarët me prioritetet dhe nevojat në sferën e infrastrukturës.
“Qytetarët i zgjedhin kryetarët e komunave dhe këshilltarët dhe e paguajnë administratën komunale, prandaj ata patjetër të dinë se në çka shpenzohen parat e buxhetit”, tha Burim Kadriu nga sektori i financave nga Komuna e Kërçovës.
Kryetari i komunës Dehari ka thënë se buxheti si edhe në vitet e kaluara, do të sillet në mënyrë transparente në bashkëpunim me qytetarët.
Ka shpjeguar se në fazën e parë të sjelljes së buxhetit janë mbajtur disa takime me banorët e komunës dhe OJQ-të ku është diskutuar për nevojat dhe kanë biseduar për prioritetet e vitit 2020, ndërsa më vonë në seancë të Këshillit do të diskutohet dhe votohet për Draft- buxhetin e vitit 2020.