Kërçovë, 31 tetor – Komuna e Kërçovës doli me thirrje për të gjithë personat fizik dhe juridik të cilët posedojnë pronë në territorin e komunës, ndërsa për të cilët nuk është bërë dorëzim i rregullt i vendimeve për vitin 2018, t’i marrin vendimet për tatim në pesë ditët e ardhshme.
“Personat fizik dhe juridik të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilët nuk është bërë dorëzim i rregullt i i Vendimit për tatim të pronës, janë të obliguar që t’a marrin vendimin për tatim të pronës për vitin 2018, 5 (pesë) ditë nga dita e publikimit të kësaj shpallje. Obligimet në pajtueshmëri të Vendimit për TP jeni të obliguar t’i paguani përfundimisht me vitin 2018”, përkujtojnë nga komuna.
Njëherit, shtohet, se kjo thirrje, hyn në fuqi me ditën e publikimit, ndërsa konsiderohet se pala është e njoftuar me shkrim për punën juridike. Për pasojat negative (pagesë të detyrueshme, ndëshkim me mjete financiare, shpenzime plotësuese dhe të tjera), që eventualisht mund të paraqiten, thuhet, do të duhet t’i bartë vetë pala.
Në qoftë se është bërë pagesë, ndërsa ende nuk është evidentuar, ose duhet të pasojë nivelizim mbi kryegjënë e tatimit, nga komuna tek Sektori për Tatim dhe Taksa Komunale, ku duhet të dorëzohet dëshmi për pagesën e realizuar.