Kërçovë, 27 nëntor – Këshilli i Komunës së Kërçovës, mbrëmë në një seancë të jashtëzakonshme në propozim të kryetarit të Komunës Fatmir Dehari, mori vendim për ndarjen e 12.000 eurove në kundërvlerë të denarit ndihmë për të prekurit në tërmetin në Shqipëri.
“Këshilli i Komunës në koordinim me kryetarin Dehari mori vendim t’u jepet ndihmë në harmoni me mundësitë tona të prekurve në tërmetin në Republikën e Shqipëri me 12.000 euro në kundërvlerë të denarit”, tha kryetari i Këshillit Aqif Mehdiu, i cili në këtë rast u shfaqi falënderim të gjithë këshilltarëve të pranishëm në seancë të cilat unanimisht nga të gjitha grupet e këshilltarëve e votuan këtë vendim.
Njëherit, në seancë është marrë vendim që dita e sotme (27 nëntor) të shpallet ditë zie në Komunën e Kërçovës, për viktimat në tërmetin, për këtë shkak të gjitha manifestimet e planifikuara me karakter argëtues për sot do të anulohen, informuan nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin në Komun