Komuna e Gostivarit në vigjilje të festave të Vitit të Ri i dhuroi mbi 300 dhurata për fëmijët e rrezikuar social dhe personat me nevoja të posaçme.
Dhuratat e para i ndau kryetari i Komunës, Arben Taravari gjatë vizitës së tij në Qendrën ditore në të cilën qëndrojnë fëmijë me nevoja të veçanta.
“Dhurata të Vitit të Ri ndamë edhe në paralelet speciale në SHFK “Ismail Qemali” dhe në SHFK “Mustafa Kemal Ataturk” dhe në shoqatat e personave me shikim të dëmtuar “Realiteti” dhe personave të shurdhër “Qetësia”. Ditëve të ardhshme, gjithashtu do t’u ndajmë dhurata fëmijëve të familjeve të rrezikuara sociale. Me këto dhurata dërgojmë mesazh se institucionet dhe shoqëria duhet veçanërisht të kujdesen”, theksoi Afërdita Hamza, përgjegjëse për çështje sociale në Komunën e Gostivarit.
Në sheshin e Qytetit sot organizohet program festiv për fëmijët i cili do të plotësohet me dhurata simbolike të Vitit të Ri për fëmijët kalimtarë rasti të cilat do t’i dorëzojë kryetari i Komunës Taravari dhe anëtarët e Forumit Rinor të Komunës së Gostivarit.