Shkup, 17 dhjetor – Komuna e Gazi Babës bashkë me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka filluar aksion për uljen e rreziqeve nga përmbytjet.
“Bashkërisht do të punojmë në edukimin e popullatës, veçmas të të rinjve se si të ndalohen përmbytjet në zonat e rrezikshme si dhe masat e patjetërsueshme në situata të vërshimeve…Komuna e Gazi Babës e mësuar nga elementi ujor më 6 gusht 2016, në periudhën e kaluar ka ndërmarrë masa preventive në drejtim të ndalimit dhe uljes së rrezikut nga vërshimet ku më të goditur kanë qenë vendbanimet Inxhikovë, Çento, Hasanbeg, Stajkovcë, Bërnjarcë, Creshevë, Straçincë, Viniçë, Smillkovc”, ka deklaruar kryetari i komunës, Georgievski.
Ai ka thënë se që kur është emëruar kryetar i komunës, kanë ndërmarrë masa preventive dhe aktivitete për rregullimin e shtretërve të lumenjve.
“Komuna e Gazi Babës edhe në të ardhmen do të vazhdojë me aplikimin e masave preventive për parandalimin e vërshimeve me qëllim asnjëherë të mos përsëriten vërshimet e 6 gushtit 2016”, ka theksuar Georgievski