Dibër, 30 mars – Këshilli i komunës së Dibrës, në seancën e sotme të rregullt të gjashtë anëtarët e miratuan llogarinë përfundimtare të Buxhetit të komunës për vitin 2017.
Sipas Qazim Qormemetit, udhëheqës i sektorit të financave dhe buxhetit, vitin e kaluar Komuna e ka përfunduar me suficit prej rreth pesë milionë denarë.
“Buxheti për vitin e kaluar ishte projektuar në 312,250,000 denarë dhe është realizuar me 261,936,731 denarë ose 88 për qind të planifikuarat. Shpenzimet totale janë realizuar në shumën prej 256,980,695 denarë, që do të thotë se është regjistruar suficit prej mbi 4.950.000 denarë” sqaroi Qormemeti para këshilltarëve.
Buxheti për vitin 2018 është projektuar në 317 milionë e 250 mijë denarë dhe krahasuar me atë të vitit të kaluar është më me “peshë” për pesë milionë denarë.