Shkup, 6 shkurt- Inspektorati komunal i Komunës së Çairit në bashkëpunim me inspektoratin e Qytetit të Shkupit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme realizuan aksionin e radhës për largimin e shitësve të paligjshëm nga trotuaret e rrugëve “Kemal Sejfulla”, “Llazo Trpovski” dhe në tregun e Çairit.
Sipas njoftimit të komunës, qarkullimi i lirë i qytetarëve në hapësirat publike dhe ndërtimi i konkurrencës së denjë legale janë prioritete të pakontestueshme.