Shkup, 22 janar – Automjet për patronazhë sanitare të tipit “Daçia” dhe furgon ambulance “Folksvagen” T5 ka marrë Ndihma e shpejtë pranë Shtëpisë së Shëndetit Shkup. Automjetet janë donacion nga Komuna e Çairit.
Me rastin e donacionit, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha sot para ndërtesës së administratës komunale se Komuna e Çairit këtë vit vendosi që paratë e destinuara për ndriçimin e Vitit të Ri t’i rialokojë dhe të sigurojë dy automjetet për transportimin e pacientëve të cilat sot ia dhuroi Shtëpisë së Shëndetit Shkup , për të cilën shprehi mirënjohje, për këtë siç tha shkallë të lartë të vetëdijes dhe punës së ndërgjegjshme.
“Ky është një donacion domethënës, ky segment i Ndihmës së shpejtë mjekësore është segment shumë serioz i rëndësishëm në sistemin e përgjithshëm shëndetësor, të cilin ne vazhdimisht po e avancojmë. I gjithë parku vozitës prej më shumë se tre të katërtave është rinovuar plotësisht me furnizim nga Ministria e Shëndetësisë, me donacione që arritën periudhën e fundit në këtë pjesë të sistemit të përgjithshëm shëndetësor që luajti një nga rolet kryesore në trajtimin, transportin, ndihmën, diagnostikimin e pacientëve me Kovid-19”, tha Filipçe.
Në këtë moment, theksoi ministri, në vijim është një procedurë tjetër, e ajo është instalimi i instrumenteve speciale për GPS navigacion, kamera në të gjitha automjetet e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, për dy javë i gjithë instalimi do të përfundojë dhe kështu do të modernizohet plotësisht edhe ky segment i NSHM. Ai shpjegoi se kjo do të thotë që në çdo moment do të dihet saktësisht se ku është automjeti, ku është vendosur, kur është dërguar, për cilën kohë saktë do të vijë nga momenti i dërgimit, që do të thotë një procedurë e rëndësishme për modernizimin e Ndihmës së shpejtë mjekësore.
“Në vitin 2021, sipas njoftimit të përfaqësuesve të Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës, duhet të mbërrijnë automjetet e dhuruara, të cilat duhej të mbërrinin vitin e kaluar, por për shkak të krizës së koronavirusit u shty dhe me këtë përfundon procesi i modernizimit të të gjitha shërbimeve të ndihmës së shpejtë mjekësore”, shtoi Filipçe dhe falënderoi kryetarin e komunës për këtë ndihmë dhe mbështetje të rëndësishme në këtë segment shumë të rëndësishëm të sistemit shëndetësor.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se të motivuar nga situata me Kovid-19 dhe duke parë betejën heroike të shërbimeve shëndetësore për të shpëtuar jetën e bashkëqytetarëve tanë, ata vendosën të shkojnë një hap më tej dhe të kontribuojnë në përforcimin e kapacitetit shëndetësor duke dhuruar të dy automjete ambulance, përkatësisht automjet për patronazh sanitar dhe furgon të ndihmës së shpejtë “Volksvagen” T5 në shërbimin NSHM në Shtëpinë e Shëndetit Shkup.
“Më 24 nëntor, Këshilli Komunal miratoi vendimin për rialokimin e fondeve të destinuara për dekorimin e Komunës së Çairit për festat e Vitit të Ri në vlerë prej 1.8 milionë denarë në mënyrë që të sigurojmë ambulancën e parë. Pas kësaj, ne kemi realizuar procedurën ligjore për furnizime publike dhe më 28 dhjetor kemi nënshkruar marrëveshje me operatorin ekonomik të përzgjedhur Automotiv Group për të përfunduar procedurën për blerjen e automjetit të ndihmës së shpejtë të tipit “Daçia”. Ne nuk u ndalëm këtu dhe morëm përsipër të dhuronim një furgon të dytë të ndihmës së shpejtë “Volkswagen” T5, të cilin e siguruam përmes një donatori privat R-De Automobile. Ky automjet kushton 800,000 denarë. Le të vazhdojmë të luftojmë virusin dhe të gjithë të respektojmë të gjitha masat dhe protokollet”, shtoi Ganiu.
Drejtori ekonomik i Shtëpisë Shëndetësore Shkup, Besim Koka falënderoi për dhurimin dhe automjetet dhe theksoi se furgoni i ambulancës do të jetë shumë i dobishëm, sepse ata kanë problem me qasjen në malet përreth Shkupit.
“Ky është një shembull për të gjithë kryetarët e komunave dhe zyrtarët që kanë mundësinë të dhurojnë dhe ndihmojnë Qendrën Shëndetësore dhe institucionet e tjera shëndetësore,” shtoi Koka.