Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare (ISPN) sot fillon me realizimin e aktivitetit tradicional të javës europiane me titull “Ditët e Europës”. Aktivitetet do të mbahen në sallën e konferencave të Komunës së Çairit. Të pranishëm do të jenë Ambasadori i Republikës së Holandës z.Plomp, zëvendëskryeministri, Arbër Ademi, Prof. Dr. Iva Zajmi nga Universiteti i Tiranës dhe Prof. Dr. Ylber Sela – Drejtor i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare.