Shkup, 21 gusht – Shërbimi komunal për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, prej sot gjatë aksioneve të përditshme të pastrimit do të ketë në dispozicion edhe makinën e re elektrike për mbledhjen e mbeturinave dhe gjetheve përgjatë trotuareve, njofton Koha.mk
“Vjeshta po afrohet dhe ne po përgatitemi maksimalisht duke investuar për të zmadhuar efikasitetin veprues përmes furnizimit me mjete bashkëkohore të pastrimit”, informojnë nga Komuna e Çairit. (koha.mk)