Shkup, 23 janar – Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, pas përfundimit të procedurave ligjore, bashkë me drejtorin e operatorit të përzgjedhur ekonomik SHA GA-MA Radko Manov, startuan procesin e punës për gasifikimin e dy objekteve të para në territorin e Komunës së Çairit, edhe atë objektit “Fjollat” të Kopshtit për fëmijë “Borëbardha” dhe Shkollës Fillore “Ismail Qemali”.
Projekti në fazën e saj të parë do të përfshijë edhe godinën e Komunës së Çairit, ndërsa investimi total për të tre objektet është 12 milionë denarë.
Dobitë e realizimit të gasifikimit: janë masë efikase ekologjike që do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend dhe mekanizëm ekonomik që do të sigurojë reduktim të shpenzimeve vjetore për afër 3,4 milionë denarë që do të thotë se mjetet e investimit do të kthehen për tre vite e gjysëm.