Komuna e Çairit, në nder të 7-të Marsit – Ditës së mësuesit, në një solemnitet rasti ka dekoruar arsimtarët më të suksesshëm të shkollave të cilat gravitojnë në këtë komunë. Me këtë rast, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti. duke u falënderuar për punën e tyre të palodshme, theksoi se mësimëdhënësit janë shtylla e kombit.
“Mbi të gjitha investimi në arsim, investimi në faktorin njeri është investimi më i mirë që i kthehet një shoqërie dhe duke pasur këtë parasysh prej fillimit jemi mundu që çdo ditë nga pak që prioritet mbi prioritet të jetë dhe mbetet arsimi sepse në këtë mënyre më së miri i kontribuojmë komunës tonë shoqërisë tonë, duke filluar nga çerdhet e deri në universitete” ka deklaruar Mexhiti. Ai është shprehur se tani duhet të punohet bashkarisht në ngritjen e cilësisë të arsimit shqip në Komunën e Çairit edhe më tepër.