Shkup, 19 mars – Në kuadër të aksioneve për lirimin e hapësirave publike Inspektorati i Komunës së Çairit po vazhdon punën në terren ku sot është liruar hapësira publike në rrugën Xhon Kenedi, transmeton Koha.
Njëherit Komuna e Çairit informon qytetarët e saj se në vazhdimësi dhe kontinuitet do të monitoroj gjendjen në terren për lirimin e trotuareve, shtigjeve, parkingjeve publike dhe hapësirave të gjelbra.