Komuna Çair përkujton Srebrenicën, zyrtarizon gjuhën boshnjake dhe vendos flamurin boshnjak para Komunës

33

Komuna e Çairit përkujton gjenocidin në Srebrenicë. Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në rrjetin social Facebook, shkruan: “Në nder dhe kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, pikërisht për simbolikën që ajo ka, të vendosim edhe një gur mbi themelet e bashkëjetesës dhe i japim garancë të ardhmes tonë të përbashkët në Çair”.

Postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu

Të nderuar bashkëqytetarë boshnjak të Çairit tonë, Komunës e cila si vlerë më të madhe ka pikërisht diversitetin që ajo përfaqëson. Si të tillë, sot jemi mbledhur këtu më 11 Korrik, një datë e shënuar përkujtimi për popullin boshnjak, në nder dhe kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, pikërisht për simbolikën që ajo ka, të vendosim edhe një gur mbi themelet e bashkëjetesës dhe i japim garancë të ardhmes tonë të përbashkët në Çair.

Me ngritjen e flamurit, japim sinjalin e zyrtarizimit të gjuhës boshnjake në Komunën e Çairit, ky hap përveçse ka qenë një premtim i yni , është një e drejtë e bashkëqytetarëve tanë.

Comments are closed.