Shkup, 5 dhjetor – Në shenjë solidarizimi pas fatkeqësisë natyrore që kaploi territorin e Shqipërisë, Komuna e Çairit për rajonet e vërshuara dërgon si ndihmë mjete ushqimore dhe higjienike. Kryetari i Komunës së Çairit për aksionin e ndërmarrë humanitar theksoi: “Bashkë ndjejmë me dhembjen e tyre në këto ditë të vështira duke qenë me ta në çdo hap të kësaj sprove që i ka kapluar. Shkupi i ka ende të freskëta kujtimet e vërshimeve të vitit të kaluar dhe ne të gjithë e dimë çdo të thotë të kesh nevojë për një dorë vëllazërore, për t’u ngritur sërish e të vazhdosh më tutje”, tha Visar Ganiu.