Shkup, 3 maj – Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare (ISPN) duke filluar prej nesër fillon me realizimin e aktiviteteve tradicionale të javës evropiane me titull “Ditët e Evropës”.
Aktivitetet fillojnë nesër në ora 12:00 në sallën e Komunës së Çairit.
Të pranishëm në hapjen e aktiviteteve do të jenë: Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Ambasadori i Republikës së Holandës, Wouter Plomp dhe Ylber Sela – Drejtor i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare.