Kompromisi deri më tani i pamundur: Takimi Thaçi-Vuçiq

4

Edhe një takim tjetër pa rezultate konkrete mes presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Thaçi e vlerëson si një nga takimet më të vështira.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në deklaratën për mediat pas takimit me përfaqësuesen e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe presidentin Serb Aleksandër Vuçiq, shprehu shqetësimet e tij pas takimit me presidentin Vuçiq. Disa herë ai theksoi se, „ishte një nga takimet më te shkurtra dhe më të vështira gjatë këtyre 6 viteve të bisedimeve”. Ai poashtu veçoi takimin e parë së bashku me delegacionin e Ministrave nga Kosova me zonjën Morgerini, ku ata kanë konfirmuar unitetin per vazhdimin e bisedimeve me Serbinë si edhe hapat konkret drejt procesit të liberalizimt të vizave e intergiemve në BE.

Vështirësi edhe në të ardhmen…

Hashim Thaçi shprehu shqetësimin e tij për vështirësitë gjatë dialogut të ardhshëm me homologun Vuçiq, sepse si ai vetë edhe në përgjithësi populli në Serbi ende mendon që Kosova është territor i Serbisë, tha Thaçi. Megjithatë Presidenti i Kosovës theksoi se, „unë ende shoh dritë në fund të tunelit”, duke shtuar se në Serbi mungon ende guximi për t’u liruar nga mendimet se Kosova është ende pjesë e Serbisë, dhe e sheh këtë si një nga arsyet pse bisedimet edhe në të ardhmen do të jenë shumë të vështira. Thaçi shikon edhe një herë mbështetjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në vazhdimin e dialogut me Serbinë, si alternativa e vetme për stabilizimin e marrëdhënieve me shtetin serb.

Vuçiq pesimist

Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit në Bruksel e vuri theksin tek vështirësia për gjetjen e një kompromisi mes dy palëve duke tentuar të ruhet paqja dhe stabiliteti në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. Sa i përket njohjes së Kosovës Vuçiq theksoi, se „kjo nuk do mundet të funksionojë për Serbinë”.

Presidenti serb tha se ai do të luftoj për të drejtat e serbëve ashtu si Hashim Thaçi për të drejtat e palës shqiptare në Kosovë, duke përmendur edhe një herë se bisedimet për të dy palët nuk do të jenë të lehta aspak. Në pyetjen se çfarë pret ai nga dialogu, Vuçiq tha që ky problem është shumë i gjatë gati 150 vite dhe se nuk mundë të përgjigjet në një pyetje kaq të vështirë duke ditur se sa i komplikuar është dialogu. „As ne nuk mund të jemi absolutisht të kënaqur, po as ata nuk munden të jenë absolutisht të kënaqur me kompromisin, dhe nëse e pranojmë këtë atëherë mundemi të gjejmë kompromis për të dy palët.”-dw

Comments are closed.