Sipas disa mediave angleze, nënshkrimi i Eden Hazard me Real Madridin është i komplikuar. Çellsi ka ofruar të paguajë 350.000 euro në javë, për ta mbajtur belgun ndërkombëtar, pasi mundësia për të luajtur në Çampions sezonin e ardhshëm është pothuajse e pamundur. Ai fiton aktualisht rreth 240.000 euro në javë. Problemi tjetër është kostoja e nënshkrimit, pasi londinezët do të kërkojnë një transferim prej më shumë se 100 milionë euro për futbollistin 27-vjeçar.