Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet e seancës edhe pse nuk morën pjesë dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Pati një numër të madh të projektligjeve dhe raporteve që u votuan, por edhe një numër të atyre që nuk patën kuorum në vendimmarrje.
Ajo që ngjalli debat ishte votimi i projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, pasi nuk mora 61 vota edhe pse ishte plotësuar kuorumi.
Pas pauzës dy orëshe, Kuvendi ka debatuar edhe për shtesat e fëmijëve, debat ky i thirrur nga deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.