– Mosha. Derisa në moshën adoleshente gënjejnë se janë së paku nja pesë vjet më të vjetër në mënyrë që të nxënë ndonjë vajzë, gjatë viteve situata fillon të ndryshojë, dhe vitet e dyzeta ngadalë fillojnë të bëhet tridhjeta.
– Gjatësia. Njëri nga komplekset më të mëdha te meshkujt është gjatësia. Meshkujt e shkurtër shpesh ndihen të pasigurt afër bukurosheve me take marramendëse, prandaj, zonja, nëse i dashuri juaj është përafërsisht i lartësisë suaj, mos e teproni me take.
– Gjendja financiare. Veturat dhe paraja janë ëndrra e gati të gjithë meshkujve. Në ditët e stome kur dukja fizike është padrejtësisht më tërheqëse sesa bukuria e brendshme, vështirë është të jemi të qetë. Pikërisht për këtë meshkujt ndihen më të fuqishëm nëse në momentin e duhur përmendin se si janë ata financiarisht në gjendje të mirë.
– Kozmetika. Edhe pse kozmetika është fusha e femrave, gjithnjë e më tepër meshkuj zbulojnë përparësitë e lëkurës së butë dhe me aromë të mirë. Edhe pse nuk do të pranojnë, meshkujt me dëshirë do të kishin provuar prodhimet për trajtimin e fytyrës, trupit dhe të flokëve.
– Kilogramët. Kilogramët janë tema për çka femrat assesi nuk dëshirojnë të flasim, por situata është e njëjtë edhe te meshkujt. Hulumtimet kanë treguar se 60 për qind të meshkujve i kishin larguar disa kilogram dhe 40 për qind të tyre i kishin shtuar do kilogram, varësisht prej kompleksit të dobësisë apo të trashësisë.
– Aktiviteti seksual. Fuqia seksuale është armë shumë e fortë, sidomos gjatë bisedave të meshkujve. Pikërisht për këtë shpesh gjendet ndonjë gënjeshtër. Natyrisht që ai do të thotë se ka jetë perfekte seksuale, në vend se të pranojë se tashmë gjysmë viti është në “thatësirë”.
– Madhësia e “mikut” të tij. Këtë fushë vërtet nuk duhet sqaruar sepse prejse ekziston njerëzimi, madhësia e organit seksual është provë e burrërisë. Edhe pse madhësia nuk garanton kualitet gjë që mund të vërtetojnë shumë femra, nuk do të hyjmë në detaje sepse çfarëdo që ato të thonë ata do të pohojnë të kundërtën.