Kompjuteri parashikon fundin e Premierligës, ja kush e fiton titullin

Kampionati anglez do të hyjë në një fazë finale dhe shumë interesante, me Liverpool dhe Manchester City që do të luftojnë deri në fund për kreun e tabelës. Renditja momentale e sheh Liverpoolin lider me 76 pikë, me dy pikë më shumë se City, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar. Derisa për tifozët puna e titullit mbetet enigmatike dhe mezi presin përfundimin e sezonit për të parë se kush do të triumfojë, një super kompjuter në Angli tashmë ka parashikuar të gjitha.

Super kompjuteri ka parashikuar rezultatet e ndeshjeve të fundit të Premierligës, duke e nxjerr Manchester Cityn kampion. Skuadra e Pep Guardiolas sipas këtij parashikimi, do të mbyll kampionatin me 98 pikë, një më shumë se Liverpool, për të vazhduar me Tottenham dhe Manchester United. Arsenal dhe Chelsea do të mbesin jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, ndërsa Carfiff City, Fulham dhe Huddersfield Town do të largohen nga Premierliga.