“Rreth vitit 2020 kushtet në planet bëhen kritike. Nëse nuk bëjmë diçka rreth kësaj, cilësia e jetesës do të bjerë në zero”
Para do kohe mediet në botë kanë përkujtuar një përvjetor interesant: 45-vjetorin e themelimit të programit One ëorld, i cili ka paraparë kolpasin e civilizimit tonë deri në vitin 2040.
Ky program po ashtu ka parashikuar se viti 2020 do të jetë vit i kthesës së rëndësishme, kur globalisht do të reduktohet cilësia e jetesës, transmeton gazetametro.net.
“Rreth vitit 2020 kushtet në planet bëhen kritike. Nëse nuk bëjmë diçka rreth kësaj, cilësia e jetesës do të bjerë në zero. Ndotja është e tillë sa ka filluar të vrasë, popullat bije nën nivelin e asaj të vitit 1900. Në këtë fazë është e pamundur të ndalet fundi i jetës së civilizuar çfarë e njohim”, thuhet ndër tjera, në skenarin, të cilin ekspertët parashikimet e kompjuterit i kanë përshtatur në gjuhën e përditshme laike.
Si është krijuar programi World One?
Programin kompjuterik World One e ka krijuar Jay Wright Forrester (1918 – 2016), pionieri amerikan i kompjutorëve dhe profesor na Massachusetts Institute of Technology (MIT), me kërkesën e Klubit të Romës. Ky think tank global, i cili është i preokupuar me çështje të ndryshme ndërkombëtare në front të gjerë nga politika e deri te mbrojtja e ambientit, është themelar në vitin 1968 nga industrialisti italian Aurelio Peccei, shkencëtari skotlandez Alexander King dhe miliarderi amerikan David Rockefeller. Klubin e Romës e përbëjnë mendimtarë, liderë të dikurshëm botërorë, shkencëtarë dhe byrokratë të OKB-së, ndërsa qëllimi i tyre është “promovimi i sfidave globale me të cilat ballafaqohet njerëzimi dhe propozimet për zgjidhje me analizë shkencore, komunikim dhe avokim i ideve”.