Shkup,25 maj – Me reformën sociale avancohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara,por edhe të familjeve të cilët kujdesen për ta.Për dallim nga praktika e deritanishme, me të cilën vetëm janë transferuar mjetet deri tek shfrytëzuesit pa me këtë rast të marrin shërbim adekuat, tani vendoset theks në zhvillimin e shërbimeve të cilat do ta përmirësojnë mbështetjen dhe kujdesin, por edhe do ta rrisin pavarësinë e personave me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e tyre në shoqëri,kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Familjet biologjike të cilat kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, theksojnë nga Ministria,si mbështetje tani kanë rritje të shumës në vlesën e të drejtës së shtesës së veçantë për 15 për qind.
Vendosim edhe kompensim të përhershëm për prindin, i cili është kujdesur për fëmijën me aftësi të kufizuara deri në moshën 26 vjeçare pa e akomoduar në institucion.Të drejtë për këtë kompensim do të kenë prindërit të cilët janë të papunë dhe nuk shfrytëzojnë të drejtë të pensionit. Kompensimin do të mund ta shfrytëzojnë,pasi t’i kenë mbushur 62 vjet për grua, gjegjësisht 64 vjet për burrin. Me ligjin e ri e zhvillojmë edhe shërbimin për refuzimin e kujdesit familjar i cili do të sigurojë kujdes afatshkurtër të anëtarëve të varur nga familja për shkak të pushimit, nevojave personale dhe profesionale të anëtarëve të familjes të cilët kujdesen për ta, informojnë nga Ministria.
Shfrytëzimi i të drejtës për aftësi të kufizuara, me ligjin e ri, siç theksojnë, zgjerohet edhe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, ndërsa shtesa për kompensim për pagë për orar të shkurtuar të punës për prindin i cili ruan fëmijë me aftësi të kufizuara rritet deri në 50 për qind nga neto paga mesatare. Vendosen dy shërbime tërësisht të reja për personat me aftësi të kufizuara – Asistim personal dhe shërbimin Kujdes vendor.
Në mënyrë aktive vazhdon edhe procesi i deinstitucionalizimit .Qeveria vjet e miratoi Strategjinë kombëtare për deinstitucionalizim 2018-2027 “Timjanik”, i cili parasheh 66 milionë euro për reformën 10 vjeçare të sistemit për mbrojtje sociale. Kjo është dëshmi se kjo Qeveri punon në avancimin e të drejtave të njeriut me aftësi të kufizuara dhe në tërësi i ka parasysh dispozitat e Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht dispozitat e saj për jetë të pavarur dhe vendosmëri të pavarur të cilat bazohen në zhvillimin e të gjitha shërbimeve të reja individuale që në të kaluarën nuk kanë ekzistuar, qëndron në kumtesën nga Ministria.