Nga EVN thonë se të gjitha subjektet ekonomike dhe vetë qytetarët që kanë borxhe ndaj kompanisë energjetike austriake “EVN Maqedoni” edhe përkundër faktit se ligji i ri ua mundëson amvisërive zgjedhjen e lire të furnizuesit të ri, borxhet jo që nuk harrohen por edhe nuk falen
Zejnulla VESELI
Shkup, 20 shtator – Në ekonominë e tregut borxhet jo që nuk harrohen por edhe nuk falen. Të gjitha subjektet ekonomike dhe vetë qytetarët që kanë borxhe ndaj kompanisë energjetike austriake “EVN Maqedoni”. Kështu thonë nga kompania aktuale e cila për momentin furnizimi me energji elektrike mbi 700.000 amvisëri në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA. Ligji për liberalizimin e tregut nga EVN thonë se është shumë i qartë dhe i njëjti duhet të hyn në fuqi në muajin janar të vitit 2019 ju jep të drejtën e plotë të gjitha amvisërive që të përzgjedhin operatorit e ri që do zgjidhet nga Qeveria e Maqedonisë.
“Mënyra se si dhe kur do të kthehen borxhet do ta shqyrtojmë në të ardhmen. Nëse dikush mendon se me mos pagimin e borxhit ndaj ndaj EVN-së dëshiron të përfitojë se me zgjedhjen e ndonjë operatori tjetër pa kthyer borxhin e mbetur kjo nuk do të ndodhë dhe se qeveria do të duhet të përgatit strategji se si do ti detyrojë ndërmarrjet apo qytetarët ta kthejnë borxhin”, thonë nga kompania austriake “EVN-Maqedoni”. Ndërkaq operator i ri universal sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të dihet datës 3 dhjetor 2018 pasi të kenë aplikuar të gjitha kompanitë e interesuara.
“Me Ligjin e ri për Energjetikë do të kemi konkurrencë më të madhe, në fakt tani mund të presim që kompanitë të cilat merren me tregtinë e energjisë elektrike të luftojnë për klientë të rinj, që do të ishte në interes të konsumatorit. Aktualisht, 40 për qind e prodhimit të përgjithshëm të centraleve shtetërore është e mjaftueshme për të furnizuar konsumatorët me tarifë më të vogël me energji elektrike. Me që shteti përcakton çmimin për prodhimin e energjisë elektrike deri në vitin 2025 e u garantojmë të gjithëve që do të shfrytëzojnë shërbimet e furnizuesit universale se çmimi nuk do të rritet në mënyrë rapide”, deklaroi Bekteshi në takimin e një dite më parë me përfaqësues të mediave.
Në shpalljen e procedurës së tenderimit nga ministria e ekonomisë theksojnë se do të mund të aplikojnë të gjithë furnizuesit në teritron e RM-së të cilët kanë marrë licence për furnizues të energjisë elektrike nga Komisioni rregullator për energjetikë.
“Gjithashtu, furnizuesi që do të përzgjidhet do të duhet të plotësojë kriteret e dhëna në procedurën e tenderit të propozuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë siç janë paraparë në shpalljen Publike”, thonë nga ministria e Ekonomisë.
Në Ligjin e ri për Energjetikë sipas ministrisë së Ekonomisë është futur një kategori e re e furnizuesit, të ashtuquajtur si Furnizues Universal apo i përgjithshëm , i cili do të furnizojë me energji elektrike të gjithë amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël që kanë e zgjedhur vet ata. Për më tepër, ky furnizues do të ketë rolin edhe si furnizues i fundit. Çmimet e energjisë elektrike që do tua ofrojë ky furnizues konsumatorëve që kanë zgjedhur vet furnizuesin do të përcaktohen në bazë të sistemit tarifor të miratuar nga komisioni Rregullator për energjetikë”, thonë nga ministria e Ekonomisë. Ofertuesi i cili do të fitojë tenderin thonë nga ministria e Ekonomisë do të lidhë marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për një periudhë 5 vjeçare për furnizimin e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël me energji elektrike.
“Çmimet për tarifimin e konsumatorëve do të përcaktohen me sistemin tarifor të miratuar nga KRRE dhe duhet të jenë objektive dhe transparente, të reflektojnë harxhimet sipas blerjes dhe furnizimit dhe të mos diskriminojnë konsumatorët e kategorisë së njëjtë”, thonë nga ministria e Ekonomisë. Në pyetjen se amvisëritë që kanë borxhe të mbetura ndaj operatorit aktual për furnizim me energji elektrik “EVN- Maqedoni”, do të mund të zgjedhin operatorit tjetër universal pa shlyer borxhin ndaj operatorit të mëparshëm nga ministria e Ekonomisë ende nuk ka qëndrim të prerë te por thonë se është e logjikshme se amvisëritë do të mund të zgjedhin operatorit e ri nëse paraprakisht do të paguajnë borxhin që kanë ndaj EVN-së. Kurse në pyetjen tjetër se cilat janë rreziqet nëse nuk zgjidhet furnizuesi universal në procedurën e parë.
“Nëse në procedurën e parë të tenderit nuk zgjidhet një furnizues universal,atëherë, Qeveria, brenda tre muajve pas përfundimit të procedurës së parë, fillon një procedurë të re tenderimi me anë të thirrjes publike për përzgjedhjen e një furnizuesi universal. Në rast se edhe procedura e dytë dështon, atëherë Qeveria, pas marrjes së mendimit nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, do të vendosë për emërimin e një furnizuesi universal”, thonë nga ministria e Ekonomisë.
Njëherit sipas ministrisë së Ekonomisë me ligjin e ri për Energjetikë ulen rreziqet në minimum dhe përfitimet për konsumatorët janë maksimale. ”Natyrisht, nëse ka turbulenca në bursat botërore që do të nxisnin ndryshime të mëdha në çmimet e energjisë elektrike, atëherë pasojat do të ndodhin edhe në vendin tonë, por mundësia për goditje të tilla të çmimeve është shumë i ulët”, thonë nga ministria e Ekonomisë. (koha.mk)