Kompanitë vendore do të ndërlidhen me investimet e huaja përmes projektit të IFC-së

Projekt përmes të cilit kompanitë vendore do të ndërlidhen me investues të huaj në ZZHTI, është dakorduar me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) gjatë Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski për MIA-n theksoi se IFC-ja ka dhënë pëlqim ta mbështesin këtë projekt, që do të sjellë përfitime të shumëfishta për kompanitë vendore. Përmes ndërlidhjes me kompanitë e huaja, firmat vendore fitojnë punë, mundësi për plasman në tregje të reja, si dhe transmetim know-how.

Gjatë Takimeve pranverore, ministri i Financave ka theksuar se është folur për një numër të madh të projekteve me institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore. banka Investuese Evropiane (BIE) dhe IFC-ja.

Së shpejti Banka Botërore duhet ta aprovojë Kornizën për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut që do të mbështesë projekte në vlerë prej rreth 420 milionë dollarë. Projektet fokusohen në tri fusha: përmirësim të mjedisit për sektori konkurrues privat, rritje të aftësive dhe mundësive te më të ndjeshmit, si dhe rritje të qëndrueshme. Në kuadër të këtyre projekteve bien edhe disa projekte infrastrukturore që janë paralajmëruar dhe tashmë ka filluar procedura. Këtu është edhe projekti për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, për të cilin ligji tashmë është hartuar dhe është në procedurë kuvendore. Gjithashtu, këtu është edhe projekti për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale prej 70 milionë euro. Nga ana tjetër, në kornizë ka edhe më shumë projekte që kanë të bëjnë në zhvillimin e kapitalit njerëzor, si projekte për modernizimin e arsimit primar dhe sistemit pensional, si dhe projekte nga shëndetësia.

Tevdovski paralajmëroi dhe se javën e ardhshme do të transferohen mjete nga kreditë e lira të BIE-së për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Javën e ardhshme BIE do të transferojë 15 milionë euro – kësti i parë nga gjithsej 100 milionë euro, për kredi të lira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Me to do të financohen 39 projekte, që do të thotë investime të reja dhe vende të reja pune”, tha Trevdovski.(koha.mk)