Shkup, 19 nëntor – Secili deputet i cili prej Ohri paguan harxhime rrugore sikur secili të udhëtojë me kombi me më shumë se 20 karrige.
Portali Ohrid 1 i ka analizuar çmimet e transportit të organizuar nga Ohri deri në Shkup dhe erdhi në përfundime interesante të cilat tregojnë se secili deputet i cili prej Ohri udhëton për në Shkup, për çdo dit paguan njejtë sikur të voziet me kombi në të cilin mund të ulen madje 24 persona.
Sipas çmimoreve të cilat i kanë parashtruar tek Ohrid.1 kompanitë transportuese të Ohrit, transporti i organizuar prej Ohri deri në Shkup kushton 4000 denarë me veturë, deri 8000 denarë me kombi që mund të bart madje 24 persona, transmeton Koha.
Çmimorja që e ka parashturar Pupe Kompani tregon kështu:
4000 denarë në ditë me veturë
Shteti do të harxhonte 4000 denarë në ditë, nëse deputetët e Ohrit udhëtojnë me një veturë dhe do të voziteshin me shofer.
6.800 denarë në ditë me kombi që bartë 16 udhëtarë
Nëse deputetët udhëtojnë deri në Shkup me kombi që bartë 16 persona, shteti do të harxhojë 6800 denarë në dit. Kjo është shumë opcion ekonomik për shtetin sepse në këtë rast kombi do të barte edhe deputetët nga Struga, Vevçani madje edhe ata të Kërçovës.
10.000 denarë në ditë me kombi që bartë 20 udhëtarë
Ky opcion është më i liri sepse e zgjidh problemin e harxhimeve rrugore që udhëtojnë deri në Shkup nga të gjitha komunat që gravitojnë prej Ohri nëpërmjet Kërcovës, Gostivarit dhe Tetovës sepse kombi mund ti bartë gjithë deputetët që do ti merr nëpër qytetet që janë në këtë drejtim rrugor.
Deputetët nga Ohri, Tomisllav Tuntev, Zhaklina Lazareska, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov sipas formulës nga shteti për çdo ditë pune marrin nga 8000 denarë për harxhime rrugore.
Kohë më parë Tomisllav Tuntev dhe Zhaklina Lazareska ishin kritikuesit më të mëdhenjt të deputetës Silvana Boneva e cila ishte rekordere për harxhime rrugore, ndërsa tani ata në muaj marrin shuma më të madha parash nga ajo që ka marrë Boneva, dhe vazhdimisht në publik thonë se nuk i duan ata para por e kanë patjetër ti marrin. (Ohrid 1)