“Kompanitë në më shumë takime dhe forume të ndryshme gjatë vitit të kaluar janë ankuar se përkundër asaj se kanë shprehur gatishmëri të paguajnë punëtorët në mënyrë adekuate, megjithatë nuk mund të gjejnë fuqi punëtore”, thotë Vasko Ristovski nga Shoqata e Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore pranë OEM-së
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 15 janar – Biznesi në Maqedoni sivjet pret një periudhë stabile me një gjendje të volitshme ekonomike, megjithatë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar paraqet kufizimin kryesor për kompanitë në vend që të rrisin për më shumë se 70 për qind punën e kapaciteteve ekzistuese të punës së tyre. Anketa midis anëtarëve të Odës Ekonomike ka konfirmuar se me 28 për qind, shkaku kryesor që ngadalëson punën e biznesit në Maqedoni, është mungesa e fuqisë së kualifikuar të punës, e pasuar me nga afër 16 për qind të kërkesës në tregjet vendore dhe tregjet e jashtme, shkruan gazeta KOHA.
“Kompanitë në më shumë takime dhe forume të ndryshme gjatë vitit të kaluar janë ankuar se përkundër asaj se kanë shprehur gatishmëri të paguajnë punëtorët në mënyrë adekuate, megjithatë nuk mund të gjejnë fuqi punëtore”, thotë Vasko Ristovski nga Shoqata e Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Nga ky asociacion angazhohen që ky problem të zgjidhet në mënyrë strukturore përmes masave afatshkurtra dhe afatgjate. “Si Odë ekonomike rekomandojnë që të rritet atraktiviteti i shkollave të mesme profesionale si dhe të parashikohen masa stimuluese material për biznesin dhe arsimtarët , të mundësohet që shkollat të kenë të ardhura nga ekonomitë e shkollës , ku për shembull shkollave bujqësore dhe veterinare do të tu kthehet apo do tu mundësohet shfrytëzimi I tokës bujqësor”, thotë Boris Trimçev nga Oda Ekonomike.
Sipas tij nevojitet të tejkalohen edhe problemi i mungesës së praktikës dhe njohurive të mjaftueshme të nxënësve që dalin nga bankat e shkollave të mesme profesionale,modernizohen dhe adaptohen programet mësimore ndaj nevojave të tregut të punës, të mbështeten kompanitë me lirime të ndryshme për praktikë, të modernizohet sistemi i post arsimit të mesëm, modernizohen laboratoret… Njëherazi analizat tregojnë se regjistrimi i një numri të madh të maturantëve në fakultet zvogëlon potencialin e punës në shtet, ndërsa pritet që problemi mungesën e praktikës dhe njohurive të nevojshme të mjeshtrave të ardhshëm të tejkalohet përmes sistemit sistemin dual që ka filluar të zbatohet në disa shkolla të mesme, ndërsa në të ardhmen pritet të zgjerohet edhe më tek. Aktualisht si rrjedhojë e mungesës së sistemit të arsimit dual në Maqedoni kemi papunësi të e të rinjve që është dyfish më e madhe nga mesatarja në BE. Andaj rekomandohet një bashkëpunim më i madh midis komunitetit të biznesit, dhe institucioneve shtetërore. Përvojat botërore tregojnë se më pak se dhjetë për qind është papunësia në vendet të cilët e praktikojnë sistemin e arsimit dual, ndërsa 70 për qind e menaxherëve më të mirë në botë kanë kaluar pikërisht këtë cikël shkollimi – mësim paralel i teorisë dhe fitimit të praktikës në ndonjë kompani adekuate.
Ndryshe, nga Oda Ekonomike presin që edhe sivjet të kemi rritje të prodhimtarisë industrial të mbështetur edhe nga investimet kapitale dhe furnizimet publike, ngjashëm me 11 muajt e parë të vitit të kaluar kur kishim rritje prej 5.2 për qind të prodhimtarisë industriale, në bile 15 nga 23 degë të ndryshme të industrisë përpunuese. (koha.mk)