Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore sot për herë të shtatë i shpalli 100 kompanitë më të suksesshme mes anëtarëve të saj. Sipas kryetarit të OEMVP, Nebi Hoxha, në kushte të pasigurisë dyvjeçare politike, të ndikimeve të jashtme nga kriza e migrantëve dhe vështirësive të ekonomive në vendet fqinje, shumë me rëndësi është që të përshëndeten kompanitë të cilat falë profesionalizmit të dëshmuar dhe optimizmit vazhdimisht kanë arritur t’i udhëheqin projektet e tyre përpara dhe të cilat, shpreson, do të vazhdojnë të jenë të tilla edhe vitin e ardhshëm.
“Me përkrahje të institucioneve shtetërore, me siguri sukseset edhe më shumë do të rriten. Ekonomia e jonë për shkak të krizës politike e cila është pas nesh, kaloi periudhë të vështirë. Erdhi koha që ekonomia të jetë agjenda më e rëndësishme e jonë shtetërore. Nuk mund të lejojmë edhe më tej të kemi situatë të tillë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kështu nuk shkon. Qeveria tha se do të punojë në atë dhe ne këtë e përshëndesim dhe përkrahim. Por, gjithsesi nëse diçka nuk shkon ashtu siç duhet, nuk do të ulemi duarkryq dhe si çdoherë do të jemi të zëshëm dhe konstruktivë që të vazhdojmë dhe të kritikojmë me një qëllim të vetmin që së bashku të kontribuojmë për zhvillimin ekonomik të shtetit”, tha Hoxha.
Sipas tij, nevojitet qasje e re që të plotësohen nevojat dhe kërkesat e biznes bashkësisë për zhvillim të qëdrueshëm ekonomik, që të ndërtohet infrastruktura, të ruhet pronësia intelektuale, të liberalizohen tregjet dhe kapitalet dhe në mënyrë agresive të mbrohen ligji, tatimet, arsimi. Është i domosdoshëm dialog i hapur, tha Hoxha, dhe biznes bashkësia të përfshihet në procesin e vendosjes, posaçërisht për ligjet të cilat kanë ndikim kyç në ekonomi.
Kryeministri Zoran Zaev porositi se Qeveria është e hapur për dialog me biznes bashkësinë dhe se biznesmenët mund të konsiderojnë në të si partner dinjitoz dhe servis i cili derisa ekziston, do t’u shërbejë. Si pjesë e përgjegjësisë shoqërore, tha Zaev, kompanitë duhet të konsiderojnë në punën ligjore me pagesë të ndryshme të të gjitha obligimeve ndaj shtetit, derisa politikat qeveritare duhet të përqëndrohen dhe të dalin nga dialogu i vazhdueshëm i hapur me biznes bashkësinë për krijimin e kushteve për rritje të mëtejshme dhe zhvillim dhe përballim sa më të suksesshëm të sfidave, me të cilat ballafaqohet në terren. Kjo, potencoi, është posaçërisht me rëndësi nëse merren parasysh potencialet e 100 kompanive të radhitura të para të Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, të cilat vetëm në vitin 2016 kanë pasur qarkullim prej 661 milionë euro, përfitim prej rreth 43 milionë euro dhe rreth 6.000 të punësuar.
“Këto janë numra për respekt dhe e konfirmojnë rolin përgjegjës shoqëror të menaxhmentit të këtyre kompanive lidhur me mirëqenien e bashkësisë dhe të qytetarëve, në mjediset ku ekzistojnë dhe punojnë dhe kanë ndikim dhe në jetesën e përgjithshme shoqërore në Republikën e Maqedonisë”, tha Zaev. Seleksionimin e kompanive më të suksesshme, OEMVP e bën sipas qarkullimit vjetor, neto fitimin, numrin e të punësuarve dhe investimet. Top 5 kompanitë, sipas katalogut, janë Kiper market, Dauti komerc, Neptun Maqedoni, Bas tuti fruti dhe Alma-m.
Në kategorinë e të ardhurave, mes të radhiturave të para janë Neptun Maqedoni, Gemak trejd, Dauti komerc, Alma-M, Kiper market… Sipas neto fitimit, megjithatë mes kompanive të para të radhitura janë po ashtu Neptun Maqedoni, Alma-M, Kiper Market, si dhe Bas tuti fruti, Dauti komerc. Ato kompani janë mes të radhiturave të para edhe sipas numrit të të punësuarve, ndërsa një pjesë e tyre është edhe kompania Ekolog. Sipas investimeve për kompanitë më të suksesshme janë shpallur kompanitë Erjoni, Akuarius sistems, Gega, Tempo profili 99, “Tri trgovca”.