Format vendore të mos dekurajohen nga procedurat e mëdha e mëdha dhe afatgjatë, të aplikojnë për mbështetjen nga BE-ja dhe të fitojnë më shumë përvojë në këtë fushë sepse fillimisht, pas fillimit të negociatave dhe veçanërisht pas hyrjes në Union, do të kenë në dispozicion numër më të madh të fondeve dhe mjeteve, bën apel Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Oda edhe njëherë e thekson nevojën e formimit e fondit të posaçëm garantues i cili do të qëndrojë financiarisht pas kompanive dhe do t’i mbështesë të aplikojnë.
Shfrytëzimi i mjeteve të fondeve evropiane tani për tani është shumë i vogël. Siç u tha sot në konferencën për shtyp, nga programi “Horizont 20 – 20” për shtatë vjet kemi kemi tërhequr vetëm 7,2 milionë euro. Për instrumentin për ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga ky program kanë aplikuar disa kompani, por asnjëra nuk ka arritur të marrë para. Edhe realizimi i IPARD-it nuk është e lakmueshëm, edhe pse shënon rritje. Nga viti 2007 e deri në 2014-tën ka qenë 17 për qind për IPARD 1, ndërsa për IPARD 2, nga viti 2014 e deri në 2020-tën deri tani është 22 për qind.
“Procedurat e mëdha administrative dhe periudha e gjatë e aprovimit janë shkaqet për shfrytëzimin e ulët të mjeteve evropiane. Por, këto kushte janë të njëjta dhe vlejnë për të gjitha vendet e BE-së. Format vendore këtë duhet ta pranojnë, të ndërtojnë kapacitete, dhe të marrin njohuri dhe shprehi dhe sa më shpesh të aplikojnë me projekte, të pavarur apo si partnerë. Pas fillimit të negociatave dhe veçanërisht pas hyrjes në BE në dispozicion do të kenë më shumë fonde dhe mjete”, theksoi Jadranka Arizankovska nga Oda Ekonomike.
Programi “Horizont 20 – 20-” për hulimtim dhe inovacion që në periudhën 2014 – 2020 ishte projektuar në 80 miliardë euro për të gjitha vendet evropiane, pas vitit 2021 do të riemërtohet në “Horizont Evropë” dhe do të ketë buxhet prej 100 miliardë euro.
Për sektorin privat bashkëfinancimi i fondeve evropiane është 50 – 70 për qind, ndërsa për institucionet edhe deri në 100 për qind.(koha.mk)