Kompanitë do t’i lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia përgjithmonë!

33

Një studim i ri nga 451 Research – një njësi e Inteligjencës së Tregut Global të S&P , anketoi 575 vendimmarrës të IT, zbuloi se 67% e të anketuarve presin që politikat e punës nga shtëpia të mbeten në fuqi përgjithmonë ose të paktën për një afat të gjatë.

Kompanitë, përfshirë Twitter dhe Square, tashmë i kanë drejtuar punonjësit e tyre që të punojnë nga shtëpia përgjithmonë. Kjo mund të ketë përfitime për punëtorët sikurse rritje të lumturisë dhe rehatisë, apo lehtësim për strehimin apo transportin. “Një rikthim në normalen e vitit 2019 nuk do të jetë e mundur për kompanitë,” i tha më parë John Beattie, një ekspert i rimëkëmbjes së fatkeqësive, Business Insider.

Me masa të gjera sigurie që kërkohen për të rihapur zyrat në mënyrë të sigurt, ka kuptim që kompanitë nuk po nxitohen të rikthehen në normalitet. Sondazhi zbuloi se rreth 19% e organizatave dëshirojnë t’i rikthejnë punëtorët sa më shpejt që të jetë e mundur, 25% planifikojnë të presin një muaj ose më shumë – dhe 24% nuk ​​kanë ende një afat kohor.

Comments are closed.