Përfaqësuesit e kompanisë turke energjetike “Guris” sot janë takuar me kryetarin e Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ku kanë shprehur interesim për të investuar në këtë komunë.
“Të ftuarit treguan interes të veçantë për komunën tonë si një nga komunat më strategjike për aplikimin e energjisë së erës dhe në të ardhmen ky bashkëpunim pritet të realizohet në ide konkrete si një nga investimet më inovative dhe moderne në Ballkanin Perëndimor” , ka shkruar Dehari në facebook.
Në status e tij, Dehari thekson se përfaqësuesit e kompanisë turke e kanë vënë në dukje parkun energjetik me erë “Kërçova 35 MW” si vend të përshtatshëm dhe atraktiv për zhvillimin e investimeve.
Dehari premtoi se administrata komunale me të gjitha kapacitetet e saj do të angazhohet për realizimin e këtij investimi.
Kompania “Guris” ka gjashtë fabrika, nga të cilat tre hekurishte, dy shkritore dhe një fabrikë çeliku.