Kompania Red Rock Analytics padit Apple

Apple është aktualisht në një betejë të madhe në gjykata kundër Qualcomm, dhe kompania nga Kupertino tani duhet të përballet edhe me një padi.

Kësaj radhe, Apple dyshohet se ka shkelur licencat për patentat Wi-Fi në pronësi të Red Rock Analytics, transmeton ksp.

Në padinë e kësaj kompanie thuhet se Apple ka përdorur patentat që mbulojnë teknologjinë e transmetuesit Wi-Fi pa autorizimin e Red Rock Analytics.

Teknologjia e dukshme që Apple ka përdorur në shumicën e produkteve të saj, duke përfshirë pajisjet iPhone, iPad, Apple TV, MacBook dhe Apple Watch. Brezi i fundit i modeleve iPhone (duke përfshirë XS dhe XR) gjithashtu rrezikojnë patentën.

Si rezultat i gjithë kësaj, Red Rock Analytics kërkon një urdhër të gjykatës dhe dëshiron që Apple të paguajë dëmet për përdorimin e patentave pa autorizim. Apple nuk ka komentuar mbi këto pretendime dhe ka një shans që kompania të mos deklarohet derisa të mos zgjidhet rasti.

Ndryshe, Red Rock Analytics kishte paditur më parë Samsung për të njëjtën shkelje të patentës, por deri më tani, detajet rreth asaj se si ka përfunduar kjo mosmarrëveshje gjyqësore ende nuk dihet.