Një kompani shtypshkronje, në Gerenzano, Varese, mbushi 30 vjeç, ndaj ka vendosur për të festuar përvjetorin me një dhuratë të pazakontë për të 23 punonjësit e saj: një pushim për gjashtë ditë me familjet e tyre në ishullin e Tenerifes në Spanjë. Të dy pronarët dhe promotorët e udhëtimit, Erika Mascheroni dhe Andrea Meloni, në këtë mënyrë kanë dashur të tregojnë mirënjohjen e tyre për ata që ndihmuan në rritjen e biznesit. “Nëse kemi arritur në këtë pikë, është falë tyre dhe është e rëndësishme të jemi në hap me kohën dhe kurrë mos kini frikë të investoni, madje edhe në mes të krizës”, u shprehën ata për një gazetë lokale. Punëtorët italianë dhe të huaj (dy prej tyre vijnë nga Maroku dhe tre nga Egjipti) midis moshës 20 dhe 35 vjeç do të përfitojnë nga shpërblimi i kompanisë. Me përjashtim të anëtarëve të familjes, do të jenë rreth dyzet persona që do të nisen nga aeroporti Malpensas drejt Spanjës, ku i pret një resort turistik “all inclusive” dhe një ish-punonjëse, e cila ka zgjedhur ishullin si vendbanimin e saj të ri.