Përfaqësues të kompanisë së famshme ‘Pirelli’ kanë treguar se do ta ndihmonin Interin për transferimin e Messit nëse kjo gjë do të kërkohej.
Sponzori i skuadrës italiane, ka treguar se nëse presidenti i klubit do të bënte përpjekje atëherë ata mund të ndihmojnë, transmeton Gazeta Sinjali, përcjellë gazeta Koha.
“Ne duhet t’i kërkojmë Steven Zhangit të bëjë përpjekje. Ne mund të ndihmojmë”, kanë thënë nga kjo kompani.
Raportimet për një largim të Messit nga Barcelona janë shtuar pasi që futbollisti po heziton vazhdimin e kontratës.