Një kompani që prodhon kanabis ka blerë një qytet të tërë në Kaliforni dhe ka në plan të kthejë atë në një destinacion për marijuanën. “American Green” ka rënë dakord me anë të një marrëveshjeje për të vlerë qytetin e Nipton për 5 milionë dollarë. Kompania do të zotërojë 120 hektarë tokë, e cila përfshin një ndërtesë shkollore, një hotel, banja minerale dhe një dyqan të përgjithshëm. “Revolucioni i kanabisit që po ndodh këtu në SHBA ka fuqinë për të ringjallur krejtësisht komunitetet në të njëjtën mënyrë si ari gjatë shekullit të 19-të”, tha presidenti i Kompanisë, David Gwyther. Qyteti Nipton u krijua fillimisht gjatë kërkimeve për ar në fillim të shekullit të 20-të, kur metali i çmuar u gjet aty afër. Kalifornia është një nga tetë shtetet amerikane ku marihuana rekreative është e ligjshme. Nipton ndodhet në kufirin midis Kalifornisë dhe Nevadës American Green dëshiron të investojë deri në 2.5 milion dollarë për të rivitalizuar qytetin për ta bërë atë më miqësor ndaj turistëve, si dhe për mjedisin.