Kompania Alibaba e interesuar për hapjen e qendrës në Serbi

Tatjana Matiç tha se hapja e kësaj qendra do të mundësonte distribuimin e prodhimeve kineze nga Serbia në vendet tjera, por edhe dërgimin e mallrave që prodhojnë kompanitë serbe në tregjet e tjera

28

Beograd – Kompania kineze Alibaba është e interesuar për hapjen e qendrës logjistike në Serbi, deklaroi sot sekretarja shtetërore në Ministrinë e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve të Serbisë, Tatjana Matiç, raporton Anadolu Agency. Ajo tha se hapja e kësaj qendra do të mundësonte distribuimin e prodhimeve kineze nga Serbia në vendet tjera, por edhe dërgimin e mallrave që prodhojnë kompanitë serbe në tregjet e tjera. “Kompania e njohur kineze Alibaba ka qendër të saj të shpërndarjes në Frankfurt për Bashkimin Evropian, por janë shumë të interesuar që në Serbi të gjejnë partner për një të tillë”, tha Matiç para hapjes së takimit “Rruga informatike e mëndafshit për lidhje informatike”. Ajo tha se ka shumë hapësirë për bashkëpunim mes Serbisë dhe Kinës në teknologjinë informatike. Kompania kineze Alibaba merret me shitjet dhe ankandet online, ku prodhimet i dorëzon në mbarë botën. Është themeluar në vitin 1999, ndërsa në vitin 2017 ka më shumë se 50.000 të punësuar.

Comments are closed.