Bruksel, 19 maj – Kapiteni afatgjatë i Mançester Sitit, Vensan Kompani do ta vazhdojë karrierën te ish-skuadra e tij, Anderleht, në dy role, si lojtar dhe si trajner, përcjellë KOHA.
Mbrojtësi belg u largua nga Mançester Citi pas 11 viteve të kaluara me kampionin aktual të Ligës Premier.
Kompani këtë sezon pati një nga edicionet më të mira në karrierë, duke fituar katër trofe.
Është vet klubi belg që ka njoftuar se Kompani do të bëhet lojtar dhe menaxher i klubi për sezonin e ri. (koha.mk)