KOMPANI FANTAZMA OPEROJNË NË TREG! Dhjetë për qind e firmave pa asnjë të punësuar

39

Janë gjithsej 75.914 kompani aktive, prej të cilave 7565 kompani figurojnë të regjistruara vetëm me emrat e drejtorëve dhe asnjë tjetër të punësuar. Pjesa më e madhe e atyre që nuk kanë asnjë punonjës, që faktikisht konsiderohen si joekzistente, janë kompani më të vogla, por mes tyre ka edhe të tilla që kanë arkëtuar gjatë vitit të kaluar të ardhura dhe profite të larta

Evis HALILI

Shkup, 16 janar – Dhjetë për qind e kompanive private nuk kanë asnjë punonjë, por prapëseprapë kanë arkëtuar para në llogaritë e tyre. Janë gjithsej 75.914 kompani aktive, prej të cilave 7565 kompani figurojnë të regjistruara vetëm me emrat e drejtorëve dhe asnjë tjetër të punësuar. Pjesa më e madhe e atyre që nuk kanë asnjë punonjës, që faktikisht konsiderohen si joekzistente, janë kompani më të vogla, por mes tyre ka edhe të tilla që kanë arkëtuar gjatë vitit të kaluar të ardhura dhe profite të larta. Edhe pse ligjërisht janë në rregull, pasi Ligji për shoqëritë tregtrae dhe ligjet e tjera që kornizojnë funskionimin e kompanive nuk përcaktojnë nëse sesa sa të punësuar dhe nëse duhet të ketë punonjës në to. Që nënkupton se ligjërisht është e lejuar që në cdo fushë të regjistrohet firmë që nuëmron zero punonjës, me kushtin që firma të ketë vetëm një drejtor. Ekonomistët i cilësojnë “kompani që figurojnë në letër”, pasi faktikisht nuk ekzistojnë.

Kryetari i Konfederatës së biznesit, Mile Boshkov, e cilëson këtë situatë shqetësuese, pasi jep sinjale negative për ekonominë dhe ngrenë pyetjen nëse i respektojnë apo i cënojnë ligjin, por edhe perspektivat e vetë kompanisë vihen në dyshim, nëse është krijuar për afat të gjatë, apo të shkurtër, apo thjesht për një përdorim “special”.

“Këto nuk janë shenja të një ekonomie të shëndetshme, para së gjithash janë sinjalet e e anashkalimit të ligjeve ekzistuese për zhvillimin e biznesit në vend dhe në një farë mënyre është pjesë e ekonomisë gri”, thotë Boshkov. Nga komuniteti i biznesmenëve kanë sugjeruar që nëse do të miratohej një ligj i cili do të detyronte pronarin, drejtorin, apo kompnainë që të kishte të punësuar, atëherë do të reduktohej edhe konkurenca e pandershme tek kompnaitë e vogla të mëdha e të mesme.

Sipas ekonomistëve mbyllja e firmave me vetëm një drejtor përbën një procedurë të komplikuar dhe ëpr këtë arsye ato vijojnë të figurojnë vetëm në letër. Ata kërkojnë që politikat aktive të Agjencisë së punësimit, kreditimi për hapjen e bizneseve, mënyrën e punësimit të të papunëve të rishikohen. Pasi duhet që të shihet në terren sesa kanë arritur deri tani që të papunët e regjistruar që të gjejnë zgjidhje afatgjatë për ekzsitëncën e tyre, apo kanë hapur vetëm firma që janë të zhytura në borxhe. Pjesa më e madhe e kompanive në vend, 90 për qind e tyre nuk numërojnë më shumë se 10 punonjës. Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2018 u themeluan mbi 6,300 kompani, ose 0.2% më pak nga viti i kaluar. Në 2018, 4885 kompani falimentuan, ku mbi 73 për qind janë subjekte afariste me përgjegjësi të kufizuar dhe aksione të përbashkëta. Vetëm 45 për qind e numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të krijuara në 2013 mbijetuan deri në vtin 2018. (koha.mk)