Shkup, 10 dhjetor – Pasdite Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së duhet formalisht të vërtetojë vendimin për kongres të jashtëzakonshëm të partisë më 23 dhjetor në Vallandovë, në të cilin duhet të verifikohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit dhe të zgjidhet kryetar i ri i partisë.
Në takimin e nesërm pritet të verifikohen vendimet e Komitetit ekzekutiv të partisë, ndërsa jozyrtarisht më shumë emra përmenden si kandidatë të mundshëm për kryetar të VMRO-DPMNEsë.