ripoli, 29 korrik – Organizata humanitare “Komiteti ndërkombëtar për shpëtim” (IRC) ju bëri thirrje autoriteteve në Libi t’i lirojnë mbi 200 fëmijë emigrantë të cilët janë hasur në Detin Mesdhe rrugës drejt Evropës këtë vit dhe u kthyen në qendrat në Libi.
Shumica e fëmijëve janë afrikanë, të moshës midis 12 dhe 15 vjeç ndërsa midis tyre ka edhe të sapolindur.
Siç theksojnë, mbi 50 fëmijë kanë një lloj invaliditeti ose konsiderohen të rrezikuar pasi kujdestarët e tyre janë të sëmurë.
Organizata thekson se jeta e fëmijëve prej të cilëve shumica janë shtetas të Somalisë, Eritresë dhe Sudanit janë të rrezikuar jo vetëm për shkak të pandemisë së koronavirusit por edhe për shkak të dhunës dhe keqpërdorimit.