Shkup, 22 gusht – Numri i rasteve të regjistruara të diskriminimit në vendin tonë shënon rritje prej 30 për qind, pasi në vitin 2018 janë regjistruar gjithsej 119 raste, kundrejt 82 rasteve të regjistruara në vitin 2017, tregojnë sot të dhënat e publikuara nga informatori vjetor për diskriminim të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut.
Bazat më të shpeshta për diskriminim në rastet e regjistruara janë në bazë të statusit personal dhe shoqëror dhe gjinisë, orientimit seksual, pengesës, përkatësisë etnike dhe religjionit.
Sipas koordinuesit të projektit Igor Jadrovski, ka rritje të konsiderueshme të paraqitjes së diskriminimit në sferën e marrëdhënieve të punës.
“Kjo është fushë në të cilën qytetarët më së shumti kanë paraqitur diskriminim në vitin 2018. Kemi 45 raste të diskriminimit në marrëdhëniet e punës, që është rritje e konsiderueshme në krahasim me 19 rastet e paraqitura në vitin 2017”, deklaroi Jadrovski.
Theksoi se ka edhe rritje të konsiderueshme në numrin e rasteve të paraqitura deri tek të mirat publike dhe shërbimet – 21 dhe deri tek shërbimet shëndetësore – 20 raste të paraqitjeve.
“Është vërejtur që sivjet ka ulje të konsiderueshme të diskriminimit në arsim. Nëse në vitin 2017 kemi pasur 23, sivjet ka shtatë raste të paraqitjes së diskriminimit në arsim”, theksoi Jadrovski.
Në numrin e përgjithshëm të rasteve, pjesa më e madhe – 92, janë diskriminim direkt, ndërsa një si indirekt dhe 26 si raste të shqetësimit.
Shoqatat e qytetarëve dhe institucionet shtetërore sivjet kanë dhënë 95 reagime lidhur me rastet lidhur me diskriminimin, që gjithashtu është trend i rritjes, lidhur me 68 reagimet në vitin 2017.
Sipas Jadrovskit, sivjet ka numër më të vogël të konsiderueshëm të rasteve të paraqitura të rasteve gjyqësore të diskriminimit nga organizatat qytetare. Në vitin 2018 janë paraqitur gjithsej shtatë procedura gjyqësore, nga të cilat në dy ka vendime pozitive, në dy negative dhe tre ende zhvillohen si vijues.
Theksoi se ka rritje në numrin e procedurave të inicuara të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, gjegjësisht 119 procedura në vitin 2018, nga të cilët për 19 është dhënë mendim pozitiv.
Sipas të dhënave të marra nga gjykatat si informacione nga karakteri publik, theksoi Jadrovski, gjykatat kanë inicuar 36 procedura për mbrojtje nga diskriminimi në vitin 2018 dhe kanë sjell 49 vendime, nga të cilat 28 janë pozitive dhe është konfirmuar diskriminimi dhe pesë janë vendime të plotfuqishme.
Informatori është përpunuar në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, në kuadër të projektit “Avancim i të drejtave të njeriut”. Në të janë sublimuar të dhëna të marra nga shoqata e qytetarëve për rastet e regjistruara të diskriminimit, informacione nga karakteri publik të marra nga gjykatat e shkallës së parë për procedurat gjyqësore dhe përpunimin e të dhënave nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi dhe Avokati i popullit. (koha.mk)