Shkup, 8 mars -Shtatëdhjetë e dy për qind e viktimave të dhunës në familje vitin e kaluar kanë qenë femra. Vetëm 15 për qind e ministrave janë gra, ndërsa përqindja është ende më e vogël te kryetarët e komunave, sepse vetëm 7,4 për qind prej tyre janë gra, tregojnë të dhënat e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë.
“Komiteti i Helsinkit e shfrytëzon Ditën Ndërkombëtare të Gruas sërish të përkujtojë në këto statistika katastrofale. Viktimat gjinore të bazuar dhe në dhunën në familje, ende nuk e marrin mbrojtjen përkatëse institucionale. Vazhdon trendi i çregjistrimit të nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme, shpesh për shkak lidhjes së martesave të të miturve. Gratë nga mjediset rurale ende po përballen me diskriminim gjinor, për shkak të shpërndarjes së pabarabartë të resurseve, stereotipave tradicionale si dhe politikave bujqësore diskriminuese gjinore. Edhe krahas ratifikimit të Konventës së Stambollit, harmonizimi i legjislacionit kombëtar me të njëjtën po zhvillohet shumë ngadalë”, thotë në kumtesën e Komitetit të Helsinkit.
Në vitin 2018, 919 persona janë evidentuar si viktima të dhunës familjare. Prej tyre 665 janë gra, gjegjësisht 72 për qind. Çdo e dyta grua është viktimë e dhunës psikike, çdo e katërta grua në shtet është viktimë e dhunës fizike, ndërsa çdo e shtata është viktimë e dhunës seksuale. Numri i përgjithshëm i femicideve në periudhën 2008 – 2016 është 70, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit.
Ata thonë se 5.379 punonjësve të tekstilit kanë denoncuar shkelje të të drejtave të punëtorit, vetëm në vitin e kaluar, ndërsa kanë edhe informacion në 51 për qind të komunave nuk ka qasje deri te serviset gjinekologjike bazë.
Gjithashtu, konsiderojnë nga Komiteti i Helsinkit, më katastrofal janë numrat edhe për pozicionet udhëheqëse në shtet, sepse, siç thonë, vetëm 15 për qind e ministrave dhe vetëm 7,4 për qind nga kryetarët janë gra.
Përkujtojnë se ende nuk është miratuar ligj i veçantë për mbrojtje nga dhuna e bazuar gjinore, se nuk janë miratuar propozimi i ri – ligje për mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi dhe për ndërprerjen e shtatzënisë, Ligji për mbrojtje sociale dhe plotësimin e Kodit Penal me vendosjen e femicideve si vepër e veçantë penale.
“Nga këto arsye, kërkojmë që shteti urgjentisht dhe pa anulim të zbatojë ndryshim dhe harmonizim të kornizës ligjore, t’i vendosë të gjitha serviset e nevojshme, të sigurojë qasje deri te drejtësia dhe mbrojtje të të gjitha grave të drejtat e të cilave shkelen dhe të zbatojë buxhetim përgjegjës gjinor gjatë krijimit të politikave”, shtohet në kumtesë. (koha.mk)